SHPËRNDAJE
Këto komente Pacolli i bëri përmes një postimi në Twitter, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratës së Lavrovit, i cili kishte shkruar se Kosova mbetet burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale dhe se po bënë provokime të ndryshme. “Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov është gabim.
Serbia mbetet i vetmi kërcënim për paqen në Ballkan dhe i vetmi burim i paqëndrueshmërisë. Kosova është bashkuar me kombet paqeruajtëse në botë. Askush nuk duhet të frikësohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës, ata do t’i shërbejnë paqes dhe kanë vetëm mision mbrojtës”, ka shkruar Pacolli.