SHPËRNDAJE
Investimi në siguri nuk është para e harxhuar por siguri për pasurinë e fituar, ka thënë kështu në studion e portalit preshevacom, përfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve MNF Security, Endrit Fazliu.
Përkundër ligjit për sigurinë në Republikën e Serbisë që objektet publike duhet të sigurohen në komunën e Preshevës deri më tani janë siguruar vetëm ndërtesa e administratës komunale dhe Ndërmarrja Publike Moravica. MNFSecurity është e vetmja kompani e licencuar shqiptare e cila kryen sigurime të objekteve private, publike dhe lokacioneve afariste. Kjo kompani bënë edhe sigurinë e individëve me tenologjinë më të sofistikur.
Vlenë të përmendet se pak ditë më parë MNF Security ka arritur të kapë plaçkitësit e tregut të gjelbër duke intervenuar tek stacioni policorë gjë përtë cilën ka marrë falemderime edhe nga drejtues të policisë për bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë lidhur me sferën e sigurisë në komunën e Preshevës./presheva.com/