SHPËRNDAJE

Në shkollat e komunës së Preshevës duhet të kemi Plan Individual për fëmijët me probleme në të nxënë sepse edhe këta fëmijë janë të aftë si fëmijët e tjerë të cilët nuk kanë prapambetje mendore, ka thënë kështu në studion e portalit preshevacom, Arben Latifi, defektolog.

Mësimdhënësit tanë duhet të jenë pak më inovativ karshi fëmijëve me probleme në të nxënë duke punuar me ta dhe angazhuar më tepër në sistemin e mësimeve dhe aktiviteteve të lira shkollore./presheva.com/