Google prezantoi telefonat Pixel që do të konkurrojnë iPhone – Telegrafi

0
113

Vetëm një ditë pasi Apple njoftoi zyrtarisht datën e arritjes së serisë së re të iPhone, Google ka bërë një gjë të ngjashme për linjën e saj të telefonave Pixel.

Ne do të njohim pajisjet më të fundit Google Pixel pas pak më shumë se një muaji. Kompania filloi të dërgonte ftesa për të mërkurën, 4 tetor në orën 19:00, një ditë pasi Apple dërgoi ftesat për ngjarjen e iPhone 15 më 12 shtator.

Një imazh i publikuar gabimisht në Google Store natën e kaluar konfirmoi gjithçka që dinim tashmë për dizajnin dhe paraqitjen e kamerës së Pixel 8 Pro, por çka nëse ka më shumë për të? Kompania pothuajse me siguri do ta zbulojë këtë së bashku me detaje rreth orës së re Pixel gjatë ngjarjes.

Pixel Buds A-Series dhe Pixel Buds Pro mund të marrin gjithashtu përmirësimin, ndërsa Pixel Fold dhe Pixel Tablet nuk janë rifreskuar ende, duke pasur parasysh se sapo kanë filluar të dërgohen te klientët, sipas The Verge.

Ftesa nuk përmend markat e tjera të pajisjeve të Google si Nest ose Fitbit, por ato mund të përmenden.

Google më në fund ka lëshuar një reklamë për ngjarjen ku Pixel dhe iPhone po shijojnë një ‘ditë spa’, dhe pjesa më e rëndësishme është një lidhje në Google Store ku kureshtarët mund të regjistrohen për përditësime kur ato bëhen të disponueshme. /Telegrafi/