Thellësia e skuadrës së Barcelonës pas transferimeve të verës është e jashtëzakonshme – Xavi do të ketë kokëdhimbje – Telegrafi

0
85

Barcelona ka qenë shumë aktive në afatin kalimtar të verës duke bërë disa transferime të mëdha të cilat do të luajnë titullarë në sezonin 2023/24.

Klubi katalunas ka bërë shumë ndryshime duke larguar disa lojtarë, por edhe duke afruar disa tjerë në pozita të rëndësishme.

Osumane Dembele, Ansu Fati, Franck Kessie dhe Ez Abde ishin disa nga largimet e mëdha, ndërsa Jordi Alba dhe Sergio Busquets u larguan pas skadimit të kontratave.

Megjithatë, Barcelona transferoi lojtarë si Ilkay Gundogan, Inigo Martinez, Oriol Romeu dhe ditën e fundit Joao Cancelo dhe Joao Felix.

Por, si do të luajë Xavi dhe a ka zgjidhje të mjaftueshme në formacionin e tij.

Në publikimin e mediave spanjolle, skuadra e Barcelonës shihet me një thellësi të jashtëzakonshme me Xavin që do të ketë zgjedhje të shumta.

Është e rëndësishme që lojtarët të pësojnë pak lëndime këtë sezon. Përndryshe, do të ishte e vështirë të konkurrosh për të gjithë trofetë në të njëjtën kohë.

Për momentin, Ronald Araujo dhe Pedri janë jashtë fushave shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/