Viti i ri shkollor/ Shtyhet afati i regjistrimit për nxënësit 

0
93

Afati i regjistrimit për vitin shkollor 2023-2024, është shtyrë.

Nxënësit do të kenë mundësinë të regjistrohen deri të hënën për fillimin e sezonit të ri shkollor.

Për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59, ndërsa regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapur deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.

Njoftimi: “Të nderuar prindër dhe nxënës! Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59. Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapur deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.”


Top Channel