SHPËRNDAJE

Kun Aguero mund të kthehet në fushë shumë më herët se sa është parashikuar, duke marrë parasysh se ai ka filluar stërvitjet.
Nga lëndimi i këmbës, Aguero nuk luan që nga ndeshja kundër Arsenal, ndërsa tek klubi kishin frikë se ai do të mungoj gjatë kohë.

“Sergio Aguero ka filluar të stërvitet normal, mirëpo konsideroj që deri në shërimin e plotë duhet të kaloj një ose dy javë. Me siguri dy javë” ka thënë trajneri Manuel Pellegrini.

Kjo praktikisht do të thotë se Aguero do të jetë në dispozicion  të trajnerit deri në ndeshjen kundër Barcelonës në ligën e kampionëve.