SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve që e ka përjetuar më së shumti humbjen e legjendës së futbollit portugez dhe atij botëror Eusebio. Për këtë arsye, sipas asaj që shkruan sot e përditshmja sportive madrilene “Marca”, CR7 do të kërkojë me çdo kusht të shënojë të paktën një gol për t’ia dedikuar “Pantera”-s.

“Për ty, Eusebio”, është titulli me të cilin hapet sot gazeta iberike. Por a do t’ia arrijë Ronaldo qëllimit? Të presim e të shohim..