Nis sezoni i ri në Top Channel! Rikthehen të hënën emisionet më të dashura për shqiptarët

0
69

Sezoni i ri në Top Channel premton t’ju mbërthejë pas ekranit me prodhimet e veta origjinale, risitë dhe ritmin e pashoq të transmetimeve të drejtpërdrejta.

Java e parë e sezonit fillon me Wake Up nga e hëna në të premte, programi ku zgjimi yt shoqërohet me humor, muzikë e biseda të paqme.

Shqipëria Live, një program i përditshëm edhe ky, që sjell Shqipërinë në shtëpitë tuaja me aktualitet e histori njerëzore.

Fillon transmetimin Top Talk me prova, dëshmi, ngjarje dhe rrethana të temës së ditës.

Pasditet tuaja do t’i kaloni me “Ftesë në 5’ me personazhe të momentit, histori njerëzore dhe aktualitet.

Fiks Fare, programi i parë investigativ në median shqiptare prej shumë vitesh pasqyron realitetin tuaj.

Debati politik do të vijë si gjithmonë në Top Story, drejtuar të gjithë publikut. Një program ku e vërteta thuhet sikurse është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Të hënën dhe të enjten në orën 21:00.

Proçesi Sportiv fton të gjithë sportdashësit për të ndjekur të papriturat, komentet dhe reagimet, rreth sportit më të bukur në botë, por edhe sporteve të tjera.

E mërkura “prime time” është për Inside Story. Dokumentarëve investigativ me hulumtime të thelluara rreth ngjarjeve të caktuara.

E shtuna premton argëtim dhe art për të gjithë ju. Artkand sjell sërish artet e bukura pranë jush, tashmë i konsoliduar pas qindra ankandeve që prej artit bashkëkohor, modern, impresionist e deri tek mjeshtrat e vjetër.

Po të shtunave Hipokrati, programi mbi shëndetin tonë, mënyrën e jetesës dhe risitë e mjekësisë.

“Punë pa Teka” është cikli i reportazheve gjithpërfshirës për të treguar sekretet e profesioneve të ndryshme.

“Se luan Topi” vijon tju shoqërojë me rrëfimet emocionale të personazheve të njohur që sjellin jetën e tyre me ca të pathëna.

Cikli i dokumentareve Gjurmë Shqiptare të shtunën mbrëma do t’ju tregojë një Shqipëri të fshehur, historitë e përhumbura dhe të vërtetat e paharruara ndër vite.

E diela i takon “Vitrinës së Librit” me përzgjedhjen e titujve më interesantë dhe intervistave kushtuar atyre si dhe ciklit të reportazheve Exclusive si thellim i aktualitetit, historisë, kulturës dhe sportit..

Java e dytë e shtatorit shton programacionin për ju edhe me programin e përditshëm “Në shtëpinë tonë” i rikonceptuar me nje skenografi moderne dhe me kryefjalë jetesën e mirë, konsumatorin dhe recetat e shijshme.

Ndërkohë që programacioni i larmishëm vetëm do zgjerohet.

Qëndroni me Top Channel edhe për serialet, filmat artistikë, dokumetarët, koncertet dhe show-t exclusive.

Sezoni i ri sapo ka filluar.


Top Channel