Në Vushtrri bëhet zgjerimi i lumenjve për të shmangur mundësinë e vërshimeve – Telegrafi

0
75

Komuna e Vushtrrisë të shtunën ka bërë pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka thënë se kjo po bëhet për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore.

“Për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore, po vazhdojmë me pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm”, ka shkruar ai në Facebook.