Malisheva fiton me rezultat të thellë ndaj Feronikelit ’74 – Telegrafi

0
69

Malisheva ka fituar me rezultat bindës 4-1 ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Golin e parë për malishevasit e shënoi Ilir Mustafa, kur Drilon Hazrollaj asistoi për të në minutën e 42-të.

Mirëpo, Nikli i barazoi shifrat në 1-1 vetëm pas dy minutash, me anë të Berishës.

Në minutën e 50-të, Arbër Prekazi gjuajti me kokë nga një harkim i Ilir Mustafës, mirëpo portieri Bujupi ishte në vend.

Vetëm një minutë më vonë, Malisheva ia doli ta rikthente epërsinë, kur Mustafa asistoi te Donat Vitija për rezultatin 2-1.

Për golin e tretë u përkujdes Robert Matheu, që realizoi në minutën e 71-të.

Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe realizuan edhe të katërtin në minutën e 84-të për rezultatin final 4-1.

Me këtë fitore, Malisheva është rikthyer në krye të tabelës me nëntë pikë, ndërsa Feronikeli ’74 është në të shtatin me tri pikë. /Telegrafi/