Cristiano Ronaldo ka kapur formën në Arabinë Saudite, gol dhe dy asistime për Al Nassr – Telegrafi

0
43

Cristiano Ronaldo është bërë i pandalshëm për mbrojtjet e skuadrave në Superligën e Arabisë Saudite, ku në tri ndeshjet e fundit ka gjetur golin dhe ka asistuar.

Në ndeshjen e sotme ndaj Al Hazem, skuadra e Al Nassr po udhëheq me shifrat 4-1, ku Ronaldo dhuroi dy asistime, ndërsa shënoi edhe vet.

Ai asistoi te goli i Abdulrahman Ghareeb në minutën e 33-të, që hapi ndeshjen për 1-0.

Edhe në pjesën e dytë Ronaldo asistoi te Otavio në golin për 3-1, i cili shënoi në portën e zbrazët.

Në minutën e 68-të ishte momenti i Ronaldo për të shënuar, ku pasi pranoi një pasim brenda zonës shënoi për 4-1.

Në tri ndeshjet e fundit Ronaldo ka shënuar gjashtë gola dhe  ka dhuruar tre asistime.

Ky ishte goli i 850-të në karrierën e tij të pasur. /Telegrafi/