Diell dhe vranësira, temperaturat deri në 30 gradë Celsius – Telegrafi

0
67

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell.

Sipas institutit, vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30-gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/