Mëngjes i qetë në pikat kufitare – nuk raportohet për kolona e as pritje të gjata – Telegrafi

0
69

Mëngjesin e së dielës nuk është raportuar për fluks të madh të automjeteve në pikë kalimet kuftiare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:50), pritjet dhe kolonat e automjeteve janë të pakta.

Për dallim nga pikë kalimet kufitare tjera, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 20 minuta, ndërkaq në pikat tjera maksimumi i pritjes është 10 minuta.

Kolona e automjeteve në dalje të pikës kufitare Merdar arrin në 50 metra, ndërkaq në pikat tjera nuk raportohet për kolona.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/