Liverpooli merr fitore bindëse ndaj Aston Villas – Telegrafi

0
51

Liverpooli ka fituar me rezultat bindës 3-0 ndaj Aston Villas në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Pas vetëm tre minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Dominik Szoboszlait, që u asistua prej Trent Alexander-Arnold.

Liverpooli ishte shumë me fat në minutën e 22-të, pasi nga një goditje e Darwin Nunez, topin në rrjetën e tij e futi Matty Cash.

Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua vetëm një sosh.

Për 3-0 u përkujdes Mohamed Salah, që realizoi në minuan e 55-të me një asistim të Nunez.

Salah (74’) lëshoi një rast të artë shënimi, pasi nuk arriti të mposhtë nga afërsia Emiliano Martinez.

Pas javës së katërt, Liverpooli është ngjitur në vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa në xhiron e pestë takohet me Wolverhamptonin. /Telegrafi/