Në portën bosh – Darwin Nunez nuk ia doli ta fuste topin në rrjetë – Telegrafi

0
58

Darwin Nunez kishte një paraqitje të mirë në fitoren 3-0 të Liverpoolit ndaj Aston Villas në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Sulmuesi uruguaian ishte pjesëmarrës në golin e dytë të The Reds, pasi detyroi Matty Cash që të gabonte dhe të fuste topin në rrjetën e tij.

Mirëpo, paraqitja e tij e mirë është lënë nën hije nga një gabim në minutën e 49-të.

Mohamed Salah e gjeti në mënyrë perfekte Nunezin, mirëpo ky i fundit nuk ia doli të shënonte në portën bosh.

Derisa ishte i fokusuar ta godiste topin me këmbë, sulmuesi vendosi të gjuante me kokë, ndërsa ajo goditje shkoi jashtë.

Pas katërt xhiros të zhvilluara, Nunez ka dy gola dhe një asistim për Liverpoolin, ndërsa skuadra ka arkëtuar 10 nga 12 pikë të mundshme. /Telegrafi/