Dy gola në fitoren e Legias, Muçi i papërmbajtshëm në Poloni

0
41

Ernest Muçi rikthehet te goli në Poloni teksa shënoi dy herë në ndeshjen e kampionatit të Legias së Varshavës ndaj WidzeW Lodz të përfunduar me shifrat 3-1.

Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e gjashtë të takimit teksa shfrytëzoi në maksimum një pasim nga portieri i tij. I gjendur përballë portës kundërshtare, ish-futbollisti i Tiranës nuk fali dhe shënoi një gol të bukur.

Në pjesën e parë, miqtë barazuan shifrat, por mendoi sërish Muçi për të kaluar në avantazh të tijtë. Sulmuesi realizoi një gol mjaft të bukur teksa me një goditje teknike e dërgoi topin në cepin e portës pa i lënë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Këto ishin dy golat e parë për Muçin në kampionatin polak, teksa më parë 22-vjeçari kishte realizuar vetëm në kualifikueset europiane. Këto gola të Muçit janë një sinjal pozitiv edhe për trajnerin e kombëtares Sylvinho në prag të ndeshjeve kualifikuese të Shqipërisë ndaj Çekisë dhe Polonisë.


Top Channel