Kombinime për meshkuj për fundverën: Ngjyra kreative dhe motive të ndryshme – Telegrafi

0
40

Nuk duhet të jenë vetëm bezha dhe e kaltra në lojë, ka një botë të tërë ngjyrash që kanë kuptim edhe në veshjet e meshkujve

Artistikja dhe loja me ngjyrat janë shumë sfiduese, sidomos kur bëhet fjalë për verën, stilet paksa më elegante.

Kryesisht janë këmisha me karakter ndryshe, janë shumë lozonjare dhe rastësore, por nuk mungojnë edhe pantallonat e ndryshme nga xhinset deri tek ato të gjera.

E kuqja e zjarrtë dhe portokallia janë të shkëlqyera si detaje efektive në prerjet e mëngëve të shkurtra, transmeton Telegrafi.

Mokasinet e verdha janë vërtet atraktive, nuancat e diellit kanë hyrë në të gjitha sferat e modës.

Diku midis së kuqes dhe kafesë është një nuancë e bukur – tulla.

Xhinset e bardha janë një hit si në veshjet e femrave ashtu edhe në veshjet e meshkujve.

Ngjyrat-bllok në versionin për meshkuj duket super argëtues.

Motivet me lule të theksuara me të verdhën dhe të kaltrën vlerësohen shumë si pjesë e stilit veror.

Paul Smith ka ide të shkëlqyera kur bëhet fjalë për botën krijuese të veshjeve për meshkuj.

Ngjyra e limonit është gjithmonë një ide e mirë, edhe si motiv në një këmishë.

Një botë me vija është më e gëzuar se ajo njëngjyrëshe. /Telegrafi/