Përmbytje në Spanjë! Moti i keq, alarm i kuq në gjysmën e vendit

0
60

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të shumta në lindje të Spanjës.

Këto janë pamjet në provincën Castelló. Bllokimi i pusetave dhe kanaleve kulluese bëri që uji të vërshonte në rrugë. Përmbytje të mëdha pati dhe në zonat periferike pasi përrenjtë dolën nga shtrati.

Si pasojë shumë automjete u bllokuan nga uji.

Në terren dolën menjëherë forcat zjarrfikëse që bën të mundur shpëtimin e të gjithë njerëzve që i kapi stuhia në rrugë. Agjencia shtetërore meteorologjike spanjolle ka shpallur një alarm rreziku për pothuajse gjysmën e vendit, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin e Madridit, pasi rrezikojnë të goditën nga moti i keq. Ndërkohë qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi deri sa stuhia të largohet.


Top Channel