Zbulohet se çfarë është pajisja që po e vendosin futbollistët rreth qafës gjatë zhvillimit të ndeshjeve – Telegrafi

0
58

Para se të pësonte një tronditje që e bëri atë të humbiste pesë ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt, Jeremy Ebobisse ishte në mes të një sezoni të ri dhe ishte vetëm tri gola larg rekordi të tij personal që e arriti në vitin 2020.

Ndërsa sulmuesi i Portland Timbers u kthye për të luajtur si zëvendësues në humbjen e skuadrës në Audi 2020 MLS Cup Playoff nga FC Dallas pasi lëndimi e ndaloi një seri prej 75 ndeshjesh radhazi, Ebobisse pohoi se ai “nuk ishte krenar” për mënyrën se si luajti në vitin 2020.

Tani Ebobisse luan për San Jose Earthquakes dhe disa njerëz kanë pyetur veten se çfarë mban lojtari në qafë, pasi ai është parë me një pajisje të ngjashme në disa ndeshje radhazi.

FDA ka zbuluar një pajisje të re për sportistët. Është një pajisje në formë jake që ushtron forcë shtypëse në qafë dhe është e dedikuar vetëm për sportistët mbi moshën 13 vjeç për përdorim gjatë aktiviteteve sportive.

Pajisja joinvazive e quajtur Q-Collar rrit volumin e gjakut në mënyrë që të reduktojë lëvizjen e trurit brenda hapësirës kraniale, e cila mund të ndodhë për shkak të ndikimeve të përsëritura në kokë.

FDA sqaroi se pajisja nuk zëvendëson helmetat që bartin shpesh futbollistët, por në vend të kësaj duhet të përdoret me pajisje të tjera mbrojtëse sportive.

Produkti filloi zhvillimin në 2011 dhe është në pronësi të kompanisë Q30 Sports Science e themeluar nga Bruce Angus dhe Thomas Hoey. /Telegrafi/