Andi Zeqiri ende mund të largohet nga Brightoni, dy klube ku afati kalimtar është i hapur po e duan atë – Telegrafi

0
52

Andi Zeqiri është rikthyer te Brightoni pas huazimit një vjeçar te Baseli.

Megjithatë e ardhmja e sulmuesit kosovar me pasaportë zvicerane nuk pritet të jetë te kjo skuadër, pasi ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Roberto De Zerbi.

Përkundër se nuk arriti të largohet para datës 1 shtator nga skuadra, e ardhmja e Zeqirit vazhdon të jetë ende larg Brightonit dhe ai ka dy opsione para vetës.

Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve vazhdon të jetë ende i hapur në disa shtete si Turqia, Belgjika e Zvicra dhe Zeqiri këto ditë vendos për të ardhmen.

Trabzonspor insistoi për transferimin e tij, por duket se Zeqiri nuk është i gatshëm për tu transferuar në Superligën e Turqisë.

Kësisoj sulmuesi ferizajas pritet që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit belg te skuadra e madhe KRC Genk.

Mediumi belg Voetbalprimeur ka raportuar se Zeqiri është rrugës për në Genk dhe orët e ardhshme janë vendimtare për transferimin e tij te skuadra e madhe belge. /Telegrafi/