Kope me 1 mijë dele! Vështirësitë e blegtorit ish-emigrant

0
34

Teksa janë kthyer nga emigrimi për të krijuar të ardhmen në Shqipëri, emigrantët përballen me mungesën e sigurisë.

Një nga blegtorët më të mëdhenj në vend, Endrit Pepa ka një kope prej rreth 1 mijë dele. Ai është përfitues i subvencioneve dhe ka një treg të sigurt të mishit, por e tremb mungesa e kullotave të sigurta.

Me kullotat ka shumë vështirësi, janë të zaptuara. Mishi është shumë cilësor, nuk përdor hormone. Në tregun e shitjes nuk ka vështirësi”- shprehet blegtori Endrit Pepa.

Endriti u kthye në Malasenj të Cerrikut pas 10 viteve në Itali. Vizioni i tij ishte një kope delesh dhe tregtimi i  mishit të pastër bio. Por kohët e fundit një tjetër problem madhor është mungesa e punëtorëve.

Mungesa e punëtorëve është shumë problem i madh, është kudo jo vetëm te unë”-shprehet blegtori.

Kope të tilla tashmë në Shqipëri janë të rralla. Pak e nga pak fshati po i pakëson bagëtitë, pasi një pjesë e të rinjve janë larguar ndërsa pjesa tjetër nuk e pëlqejnë këtë punë.


Top Channel