Vrasja e 48 vjeçarit në Prizren, deklarohet Prokuroria – Telegrafi

0
47

Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar rreth vrasjes së 48 vjeçarit që ndodhi mbrëmë në lagjen “Arbana”,

Prokuroria ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00.

Sipas hetimeve të para të prokurorisë, i dyshuari A.G., pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën B.M., ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë. Prokurori kujdestar së bashku me njësitë tjera relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së  dyshuarit i cili është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, prokuroria në bashkëpunim më policinë janë duke kryer hetime intensive.

Prokuroria shton se do të vazhdoj ta mbajë të informuar opinionin lidhur me rastin. ​/Telegrafi/