Rama: Uroj që Nano të dalë sa më shpejt nga burgu i terapisë intensive siç doli 26 vite më parë nga ai politik

0
80

“Sa të jem unë këtu nuk do ta bëjmë gabimin që ti tregojmë organeve të reja të drejtësisë se çfarë duhet të bëjmë. Gabimi ynë i marrjes së rolit të atij që i di punët e drejtësisë do të ishte mëkat i tmerrshëm 100 e ca vjeçar. Nuk kemi pasur kurrë drejtësi që ul sytë. Nëse ne do të bënim ëtë faj, të futjes së kthetrave në fytin e organeve të drejtësisë, do të thyhej ambicia për të krijuar një shtet të së drejtës, dëshira për të ndërtuar një shtëpi të re për fëmijët, ku rregulli të jetë i barabartë dhe të drejtat njësoj. Të diskutosh këto do të thotë të diskutosh nëse duhet at varrosim apo jo me duart tona këtë parti socialiste. Ky vend për tu bërë shteti dinjitoz i të drejtës që su bë kurrë, se u ngatërruan qëllimet e shpallura me të pathënat, nga ata që folën 100  e kusur vite për drejtësinë dhe e kthyen shtetin në tokë për interesat e tyre duke bërë që të sundojë padrejtësia. Patjetër që nuk mjaftojnë 10 vite apo 5  të tjera, duhet më shumë. Kjo parti do e kalojë sfidën gjallë apo vdekur, në këmbë apo në tokë. Kjo parti duhet të jetë në zjarr për suksesin në çdo çmim të kësaj sprove. Lëreni SPAK-un të bëje punën e vet dhe ju bëni tuajën, falënderoni popullin dhe këtë parti. Mendoni pak për ata që punuan një jetë të tërë e nuk morën asgjë përveç zhgënjimit të një jete të padrejtë. Bënë sa mundën nuk bënë sa deshën, na e lanë radhën ne të bëjmë të pamundurën e t’ja lemë pasardhësve që ta çojnë në një majë të re. I urojmë nga ky oxhak i familje politike Fatos Nanos që të dalë nga burgu i terapisë intensive siç doli 26 vite më parë nga burgu politik ku e futi njëri nga pengmarrësit më të paskrupullt të drejtësisë. Mos ja bëni me hile shtetit e njerëzve, mos kini frikë nga gabimet e bëra duke punuar drejt e pastër, mos bëni faje edhe pse jeni të bindur se nuk do të merren vesh. Mos bini në kurthin e pasurimit me të djersën e të tjerëve, është haram”– tha Rama.


Top Channel