Temperaturat pësojnë ulje të lehtë, parashikimi i motit për këtë të martë

0
57

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat Lindore dhe Juglindore do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu.

Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në  35 km/h nga drejtimi verior –  veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave në Jugoperëndim të Kosovës duke rrezikuar rrbehse afat-shkurtra shiu. Temperaturat e ajrit në republikën e Kosovës do të jenë; Më e ulëta në Mitrovicë deri në 9 gradë C dhe më e larta do të rregjistrohet në qytetin e Gjakovës 30 gradë C.


Top Channel