PD bashkohet e përçarë/ Basha mbledh PD e vulën, Bardhi bën bashkë foltoren

0
52

I kënaqur nga kompetencat që i dha Këshilli Kombëtar të Shtunën, Lulzim Basha ka përveshur mëngët për të jetësuar atë të cilën e ka pagëzuar si “Aleanca qytetare për Demokraci”.

Mblodhi Kolegjin e Kryetarëve nga ku Këshillin Kombëtar e quajti “një barometër shprese për demokratët në lënien pas, të dy vite tollovi e ecur përpara.

Kuvendi Kombëtar rigjetje e vetëbesimit në strukturat e PD. PD është këtu, për ti shërbyer interesit kombëtar e publik nën furinë e goditjeve të tre këndeve të politikës së vjetër të lidhur me interesa biznesi e krimi. Për dy vite ne kemi, qenë pjesë e një agjende e cila na larguar nga njerëzit e hallet e tyre. Demokratët kërkojnë një parti me vizion për të ardhmen e afër zgjidhjes së problemeve të njerëzve. PD nuk duhet të jetë, tërheqëse përmes trukeve por motivimit e kapaciteteve njerëzore kudo në Shqipëri dhe diasporë. Jetësim “Aleancës qytetare për demokraci. Udha e mbarë u qoftë bunkerit anti amerikan.”- tha Lulzim Basha.

Dhe ky bunker të cilin përmendi Lulzim Basha jo pa qëllim, po mblidhej në një tjetër sallë. Në krye si organizator ishte bashkëpunëtori dhe një prej më të promovuarve të Bashës, Gazment Bardhi.

Synimi takimit, unifikimi grupimeve të deputetëve demokratë në parlament.

E kam thirrur këtë takim me besimin e plotë që çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se çështjet që na bashkojnë. Një nga çështjet që besoj na bën të gjithëve bashkë ka qenë dhe mbetet prioriteti që kemi shpallur në tre sesione të shkuara parlamentare, por që për fat të keq nuk ka pasur asnjë hap përpara. Të gjithë kemi eksperiencën e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe masakrës zgjedhore të 14 majit që bën urgjente detyrën për çdo deputet të opozitës për të caktuar si prioritet të punës tonë në parlament reformën zgjedhore. Edhe pse gjatë kësaj periudhe në Kuvendin e Shqipërisë ka funksionuar një komision i reformës zgjedhore, për fat të keq në 2 vite punë nuk ka arritur të prodhojë asnjë produkt dhe çështja e parë që ne duhet të diskutojmë është se si opozita parlamentare do ta çojë përpara reformën zgjedhore.“- tha Bardhi.

Ftesës së Gazment Bardhit krahas 41 deputetëve demokrat vetë Sali Berisha iu përgjigj me pjesëmarrje madje edhe duke komentuar.

“Ky takim i ynë sot është mesazhi më i duhur që ne u dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite, qëndruan si idealist dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 majit”

Në këtë takim thithur nga Gazment Bardhi munguan 16 deputetë demokratë të cilët janë rreshtuar pro Lulzim Bashës.


Top Channel