SHBA mposht me rezultat të thellë Italinë dhe kalojnë në gjysmëfinale – Telegrafi

0
56

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë fitoren e radhës në Kampionatin Botëror për Basketboll që po mbahet në Filipine.

Në ndeshjen çerekfinale ndaj Përfaqësueses së Italisë, SHBA ka triumfuar me 37 pikë diferencë 63:100.

Ylli i Phoenix Suns, Mikal Bridges ka qenë fantastik në këtë takim me 24 pikë, shtatë kërcime, dy topa të vjedhur dhe një asistim.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Haliburton me 18 pikë si dhe Austin Reaves me 12 sosh.

Te italianët më efikasi ishte Simone Fontecchio me 18 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

SHBA në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit Gjermani – Letoni.

Ndërkohë në gjysmëfinale ka kaluar edhe Serbia pasi mposhti Lituaninë me rezultat 87:68 dhe në gjysmëfinale pret fituesin e duelit Canada – Slloveni. /Telegrafi/