Zjarri merr përmasa të mëdha në Lushnjë/ Evakuuohen banorët, nën hetim një 58-vjeçar

0
73

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Zhamë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar dhe banesa, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të zjarrvënies.

Policia ka evakuuar banorët nga banesat që mund të rrezikohen nga zjarri.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zham ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore procedurale për shtetasin R. Z., 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Zham.

Në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.


Top Channel