“Dua të luaj dhe të gëzoj tifozët e PSG”, Skriniar: Tani jemi përmirësuar

0
63

Milan Skriniar u transferua këtë verë nga Inter te Paris Saint-Germain me parametër zero.

Mbrojtësi sllovak është pjesë e titullarëve të trajnerit Luis Enrique ndërsa së fundmi nga grumbullimi me Sllovakinë thekson se do të bëjë gjithçka për të bërë të lumtur tifozët parizienë.

“Jam i lumtur sepse tani ndjehem mirë fizikisht, ndeshjet e para me PSG nuk shkuan ashtu siç ne ndëshironim. Por, trajneri Enrique gjithnjë na ka komplimentuar për paraqitjen dhe së fundmi jemi rikthyer te rezultatet pozitive.

Jam i bindur se skuadra do të vijë në rritje përgjatë sezonit. Dua të luaj sa më shumë sepse kam si objektiv të bëj të lumtur tifozët e PSG dhe të vërtetoj se kam çfarë t’i jap këtij klubi”, u shpreh Skriniar.


Top Channel