Dita dhe ora e prezantimit të iPhone 15 – ja ku do të mund ta ndiqni ngjarjen më të madhe vjetore të teknologjisë – Telegrafi

0
97

Apple javën e ardhshme do të mbajë ngjarjen më të madhe vjetore ku pritet lansimi i telefonave të shumëpritur të linjës iPhone 15, orët e reja të Apple dhe më shumë.

Tani janë bërë të ditur detaje të reja lidhur me eventin madhështor teknologjik që do të mbahet nga gjiganti Apple, sikurse ora dhe dita e prezantimit të iPhone 15.

Kur bëhet prezantimi i linjës iPhone 15?

Eventi për prezantimin e iPhone 15 do të zhvillohet më 12 shtator 2023 në orën 19:00 me kohën në Kosovë.

Siç shihet në ftesën e dërguar nga Apple, kompania e ka emëruar eventin si “Wonderlust”. Ngjarja do të zhvillohet drejtpërdrejt nga Apple Park në Cupertino të Kalifornisë.

Si do të mund ta shohim eventin për prezantimin e iPhone 15?

Sikurse me eventet e kaluar, Apple ka gjasa të transmetojë prezantimin e smartphone-it të shumëpritur në faqen e saj të internetit dhe përmes kanalit në YouTube.

Apple nga tani ka publikuar linkun e transmetimit të drejtpërdrejt në YouTube, ndonëse eventi nis më 12 shtator në orën 19:00. /Telegrafi/