David Silva bën pretendime të guximshme për Arsenalin në lidhje me trofeun e Ligës Premier – Telegrafi

0
74

David Silva ka thënë se Arsenali do të sfidojë ish-skuadrën e tij Manchester City në garën për titull në Ligën Premier këtë sezon. 

“Topçinjtë” e humbën titullin titullin sezonin e kaluar, por Silva beson se skuadra e Mikel Artetas do t’i japë Man Cityt garë këtë sezon.

“Ky është sezoni i tetë i Pep në Man City. Vitin e parë ai po mësohej me Ligën Premier, por tani ata janë pothuajse të pandalshëm”.

“Arsenali është i vetmi ekip që ndoshta mund të ketë një shans për të sfiduar Man Cityn. Pjesa tjetër? Unë nuk mendoj se ata munden”, deklaroi Silva.

Skuadra e Pep Guardiolës e ka nisur fuqishëm këtë sezon me 12 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Arsenali ka dy më pak. /Telegrafi/