Sylvinho: Të gjithë e duan këtë ndeshje/ Shqipëria mbyll përgatitjet, të enjten në mbrëmje në Digitalb takimi kundër Çekisë

0
73

Sylvinho: Të gjithë e duan këtë ndeshje/ Shqipëria mbyll përgatitjet, të enjten në mbrëmje në Digitalb takimi kundër Çekisë

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Pragës në kuadër të ndeshjes së radhës në Republikës Çeke që luhet mbrëmjen e nesërme.

Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në mesditë në kryeqytetin çek e duke u akomoduar menjëherë në hotel. I vetmi lojtar nga të grumbulluarit që nuk ka udhëtuar me skuadrën ka qenë Qazim Laçi i cili për shkak të gjendjes gripale nuk ka mundur të stërvitet me ekipin këto ditë. Pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe të gjithë gëzojnë formë të mirë.

Pasdite u zhvillua edhe konferenca për shtyp e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit të kësaj ndeshjeje Berat Gjimshiti.

“Nuk ka shumë punë për të bërë brenda fushës, është më shumë jashtë. Jam padyshim i kënaqur që grupi është në gjendje të mirë, të gjithë duan të luajnë dhe hyjnë në fushë. Motivimi është i bukur dhe i mirë, në këtë aspekt jam i kënaqur. Është ndeshje e vështirë, e dinë të gjithë. Shumë lojtarë janë mësuar që të bëjnë një ndeshje të tillë të vështirë, por një përgjegjësi të tillë e kemi. Janë ndeshje që duhet të shfrytëzosh dhe mirë, janë të rëndësishme. Të gjithë duan ta luajnë këtë ndeshje dhe në këtë aspekt jam i lumtur”, shprehet trajneri i kombëtares, Sylvinho.

Në konferencë me trajneri kuqezi ishte edhe kapiteni Berat Gjimshiti, i cili u shpreh me këmbë në tokë përpara kësaj përballjeje të rëndësishme.

Përfaqësuesja kuqezi zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fortuna Arena”, ku mbrëmjen e së enjtes do të zhvillohet ndeshja përballë Çekisë, shumë e rëndësishme për objektivin tonë që janë finalet e Europianit Gjermani 2024. Për të gjithë shqiptarët që nuk do të jenë në stadium ky takim do të transmetohet si gjithmonë drejtpërdrejtë në Digitalb.


Top Channel