SHPËRNDAJE

FIFA ka njoftuar sot se klubi Barcelona në dy vitet e ardhshme për transferime të lojtarëve nuk do të mund të blej lojtar të ri, për shkak të thyerjes së rregullores e cila ka të bëj me lojtar më të ri se 18 vjet.

“Eshtë konstatuar se Barcelona ka thyer kodin 19 të rregullores për transferim të lojtarëve të ri. Janë shenuar disa parregullsi në kontekst të paraparë me aneksin 2 të rregullores së përmendur”.

“Komiteti disciplinues FIFA ka vërtetuar se këto parregullsi janë të natyrës serioze dhe është vendosur që të sanksionohet klubi me ndalesë për sjelljen e lojtarëve të ri në dy vitet e ardshme. Me këtë ndalesë, Barcelona duhet të paguaj edhe 450.000 franga zvicerane. Gjithashtu, klubit iu është dhënë edhe afat prej 90 ditë të rregulloj këto parregullësi”.

FIFA nuk ka njoftuar se për cilët lojtar bëhet fjalë, përveç se bëhet fjalë për lojtarë që janë regjistruar në periudhë prej vitit 2009 deri 2013.

Ndalesa ka të bëj edhe me shitjen dhe vlen deri në verën e vitit 2015.

Përveç Barcelonës, është denuar edhe Federata e futbollit Spanjoll.