SHPËRNDAJE

Lojtari i Real Madridit ka qenë direkt ndaj komentit të Busquets i cili kishte deklaruar se nuk e ka shkelë Pepen në El Classico.

“Askush nuk është i marrë, ekzistojnë fotografi dhe shihet qartë se çka ka ndodhë”.

“Njëra nga vetitë e njeriut është të jetë i sinqertë dhe ndonjëherë ta pranoj, dhe të dërgoj falje nëse ka gabuar” ka thënë Pepe.

“Po ta kisha bërë unë atë që e ka bërë Busquets, njerëzit do të më “vrasin”, do të më përjashtonin nga klubi, nga Spanja. Duke marë parasysh se kam reputacionin e “vrasësit”” ka thënë Pepe.