Inside Story/ Harta me pikat e nxehta të shpërndarjes së drogës në Tiranë

0
46

Kjo ndërtesë e vjetër përballë QSUT-së në Tiranë, është një dëshmi e qartë e neglizhencës së institucioneve për tu përballur me fenomenin.

Prej dekadash, ajo është shndërruar në një nga pikat ku ato mblidhen dhe shkëmbejnë jo vetëm mallin, por në shumë raste, edhe shiringat. Kjo ka bërë që hepatiti C të përhapet masivisht te kjo kategori.

“Thuajse 50% janë të prekur. I referojmë këto raste tek qendra spitalore që të marrin terapi dhe terapia për hepatitin C është shumë e shtrenjtë, dhe shteti ka një listë prioritetsh se kush mund të hyjë në terapi. Pra është jë listë pritje shumë e gjatë dhe ne po përpiqemi që përdoruesit të kenë prioritet”, u shpreh AndrinTahiri, Shefi i Tiksikologjisë/ QSUT.

Zona e lapidarit në Tiranë, mbi kopshtin bootanik është një tjetër vend ku përdoruesit arratisen për të kërkuar adrenalinën që u japin narkotikët. Ky pallat i dëmtuar nga tërmeti në hyrje të rrugës “Don Bosko”, është një prej skutave të shumta të shndërruara në baza të përdoruesve të drogës.

Prapa korpusit të universitetit, në Laprakë, Kinostudio, Kodrën e Priftit janë disa nga vendet të konsideruara sekrete ku takohen ata që marrin drogë. Në fakt, të gjitha këto zona të konsideruara sekrete, njihen mirë nga qytetarët dhe institucionet. Madje, harta e hot spoteve të drogës është shumë më e gjerë referuar analizave kriminologjike.

“Ne kemi parë që zona e Laprakës është mjaft alarmante, zona e fushës së aviacionit është tepër shqetësuese për të rinjtë dhe adoleshentët që kapen me kanabis. Në kombinat ishin kapur një pjesë e adoleshentëve, pranë shkollave të mesme rastësisht ne pamë që hot spoti bëhej i kuq për shkak të arrestimeve në afërsi të gjimnazeve. Kamza është kthyer në hot spot, dhe gjimnazet ku adoleshentë janë kapur jo vetëm me doza hashashi por edhe kokainë. Disa lokale, në dalje të Dajtit, në afërsi të qendrave tregtare, në shesh pushime, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG është vendi ku ka kapen më së shumti me doza kokaine, por ende nuk është shkuar tek rrjeti që i shpërndan. …dhe ç’është më interesantja zonë tjetër del edhe Vaqarri, pra janë zona që nuk kanë qenë asnjëherë”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.


Top Channel