Pentagoni hap zyrtarisht ueb-faqe me informacione për UFO-t – Telegrafi

0
103

Zyra e Sekretarit të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara ka hapur ueb-faqen në të cilën gjenden informacione publike dhe të qasshme, për fenomene fluturuese të pashpjeguara (unidentified anomalous phenomena UAP) ndryshe të njohur si UFO.

“Ueb-faqja do të duhej të funksiononte si bazë informacionesh për rastet e zgjidhura të UAP, ku do të publikohen fotografi dhe video sapo t’ju hiqet logoja “e fshehtë”, tha gjenerali amerikan Pat Ryder, zëdhënës i Pentagonit, transmeton Telegrafi.

“Pjesa tjetër e përmbajtjes së ueb-faqe ka rrëfime të ndryshme dhe pyetjet më të shpeshta që parashtrohen, transkripte dhe burime që mund të dobishme për opinionin. Duam të jemi transparent me popullin amerikane sa i përket punës së AARO mbi UFO-t”, shtoi Ryder, raporton CNN.

Ueb-faqen e menaxhon AARO (All-Domain Anomaly Resolution Office). Edhe pse tema për objektet e paidentifikuara fluturuese prej kohësh intrigon opinionin, interesimi për UAP është çdo herë në rritje, e në veçanti kur në pranverë të këtij viti të veteran të ushtrisë dëshmuan në Kongresin amerikan lidhur me UFO-t

“UAP-të çfarëdo që janë, mund të paraqesin rrezik serioz për ushtrinë dhe aeroplanët komercial. Duhet të marrim më shumë informacione për UAP-të. Sa më shumë që kuptojmë për to, do të jemi më të sigurtë”, tha përfaqësuesi i demokratëve Robert Garcia. /Telegrafi/