Demonstrimi i qenit të trajnuar për gjetjen e lëndëve narkotike për kapjen e personave të dyshuar – Telegrafi

0
74

E kanë emëruar Lisa. Ky është qeni i trajnuar i njësitit K9 në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili zbulon gjetjen e lëndëve narkotike për kapjen e personave të dyshuar.

Instruktori Xhelal Halili, i cili është pjesëtar i njësisë K9 improvizoi për Telegrafin se si qeni i trajnuar në disa kuti të boshatisura nuk gjeti asgjë.

Ndërsa në demonstrimin e dytë, në një nga kutitë u vendos lëndë narkotike, dhe qeni Lisa u ulë dhe priti shpërblimin e instruktorit të tij.

Gjithashtu, Halili tha se janë disa lloje të qenve të cilët janë të trajnuar si për identifikimin e lëndëve narkotike, për armë e eksploziv si dhe për personat e zhdukur dhe në kërkim.

Ai po ashtu tha se aktualisht në njësinë e tij janë diku 60 qenë të trajnuar.

Sa i përket kohës së trajnimit për një qenë, ai tha se merr përafërsisht katër deri në gjashtë muaj, varësisht nga lloji i gjetjeve. /Telegrafi/