Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë – Telegrafi

0
77

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në rrugën “Qamil Hoxha” ka filluar largimi i kunjave nga trotuaret.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar e pas largimit të tyre do të vendosen pllaka.

“Kemi filluar me punët në terren për realizimin e rigjenerimit urban në rrugën “Qamil Hoxha”.

Sot janë larguar kunjat nga trotuaret e rrugës, e më pas në bazë të projektit, në “Qamil Hoxha” do të vendosen pllaka, shtohen hapësirat publike e gjelbërimi. Drejt transformimit të kryeqytetit”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/