U kapën në tokën e mbjellë me kanabis, arrestohen dy persona në Vaun e Dejës

0
29

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Vaun e Dejës në fshatin Koman ku kishin mbjellë bimët narkotike.

Në territorin e fshatit Koman, policia kapi në flagrancë dy personat të cilët po kujdeseshin për bimë narkotike.

Gjatë kontrollit të zonës u konstatuan 156 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në pranga ranë S. M., 34 vjeç dhe L. K., 23 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Top Channel