Zyrtare: Arijan Ademi kthehet te Dinamo Zagreb – Telegrafi

0
69

Arijan Ademi është rikthyer te Dinamo Zagreb vetëm gjashtë muaj pas largimit për në Kinë te Beijing Guoan.

Ai nuk ishte i kënaqur në Kinë dhe donte shumë të kthehej në Maksimir kur u hap mundësia në këtë periudhë kalimtare.

Dinamo negocioi me kinezët për një kohë të gjatë, në një moment u duk se marrëveshja do të dështonte, por në fund ia dolën të rikthenin kapitenin 32-vjeçar që kishte 12 vite në klub.

Kthimin e Ademit te Dinamo e ka njoftuar klubi me një video emocionuese.

Ai do të bartë fanellën me numrin 5 te Dinamo.

Ademi ndeshjen e parë pas kthimit në klub do ta luajë më 16 shtator, kur Slaven Belupos. /Telegrafi/