SHPËRNDAJE

Pa marrë parasysh se si do të quhet dhe kur mund të paraqitet, në internet janë filluar të paraqiten spekulimet se çfarë mund të na sjell iPhone i ri nga Apple.

Ja disa nga funksionet që përdoruesit e iPhone duan të përmirësohet në verzionin e ri, pas atij 5S.

Bateria

Të gjithë kërkojnë telefon me performansa të mira, por asgjë nuk vlen kur bateria është e dobët.

iPhone 5S dhe 5C kanë baterinë më të mirë në krahasim me gjeneratat e reja, por shumica presin bateri edhe më të mirë. Shumica do të ishin pajtuar që të ken telefon pak më të trashë në madhësi, vetëm se të ken bateri më të mirë.

 

Ekran më i madh

Tani kohën e fundit po thuaj se është bërë trend të kesh telefon me madhësi mbi 4.6 inç, ndërsa spekulohet se iPhone do të ofroj iPhone me madhësi ndërmjet 4.6 dhe 4.8 inç.

 

Kamerë më të mirë

Apple përmirëson kamerën në secilin model të ri. Kompania këtë e ka bërë edhe me iPhone 4S edhe pse ka mbetur 8 megapiksela.

 

Më shumë hapsirë për memorie

Që nga 2010 flitet për modulet prej 128 GB nano Flash nga Toshiba, por iPhone edhe më tej ofron maksimum 64 GB memori interne, që nuk ka përkrahje për microSD kartelë.

 

Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

Sony dhe Samsung kanë prezantuar modelet e saj më herët, pritet edhe Apple që modelet e saj të jen rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

 

IR (infrared)

Modelet e Samsung kanë të integruar modulin me rreze infra të kuq, kështu që përdoruesit e telefonave mund ta përdorin edhe për pilot për të ndërruar kanalet në televizion.