Google Chrome do ta ndryshojë pamjen – Telegrafi

0
95

Përpara ditëlindjes së tij të 15-të, Google Chrome po merr një pamje të rifreskuar, bazuar në gjuhën e dizajnit Material You të njohur për përdoruesit e Android.

Google Chrome në desktop merr një pamje të rifreskuar bazuar në gjuhën e dizajnit Material You. Ndryshimi i dizajnit vjen përpara ditëlindjes së 15-të të shfletuesit të njohur të internetit.

“Ne kemi rifreskuar ikonat e Chrome me fokus në lexueshmërinë dhe kemi krijuar paleta të reja ngjyrash që plotësojnë më mirë skedat dhe shiritin tuaj të veglave”, tha Parisa Tabriz, zëvendës presidente e Chrome, përcjell Telegrafi.

Këto tematika të reja dhe ngjyra të ndryshme mund t’ju ndihmojnë të dalloni profilet me një shikim, si për shembull një llogari biznesi dhe personale”, shtoi Parisa.

Ajo gjithashtu theksoi se përdoruesit do të vërejnë disa përmirësime të tjera që e bëjnë më të lehtë përdorimin e Chrome, si një menu gjithëpërfshirëse për qasje më të shpejtë në shtesat, një përkthyes, një sistem për menaxhimin e fjalëkalimeve dhe disa përditësime të ngjashme. /Telegrafi/