SHPËRNDAJE

San Antonio Spurs ka regjistruar fitore bindëse përballë Miami Heat (104-87) për të rrëmbyer titullin e kampionit të National Basketball Association për vitin 2014.

Me një lojë dominuese, Spursat penguan Miamin që ta fitonte edhe titullin e tretë radhazi.

San Antonio ishte në epërsi të përgjithshme prej 3-1 në serinë e finaleve dhe dihej se një fitore në xhiron e pestë nënkuptonte triumf dhe basketbollistët e kësaj skuadre ia dolën ta bënin këtë.

Titullin e vitit 2014, Spurs ua bashkojnë atyre nga vitet 1999, 2003, 2005 dhe 2007.

MVP i finales u shpall Kawhi Leonard, i cili regjistroi 22 pikë dhe 10 kërcime.

LeBron James regjistroi 31 pikë dhe 10 kërcime për Heat, mirëpo kjo nuk mjaftoi.