Fshati impresionues spanjoll ku mund të hyet vetëm përmes një shpelle (fotot)

0
63

Cuevona është një zonë e mahnitshme në bashkinë Cuevas del Agua në Spanjën qendrore, e vendosur përgjatë brigjeve të lumit Sella.

Mes kësaj zone me relieve të ndryshme gjendet fshatra e qyteza me panorama mbresëlënëse si banesa të ndërtuara buzë rrëpirave, të tjera të vendosura në fund të luginave të ulëta ose pranë plazheve të kristalta.

Mes shumë tipareve të jashtëzakonshme të terrenit, një nga destinacionet më mbresëlënëse turistike është Cuevas del Aguan në krahinën e Asturias, e vendosur në Ribadesella.

Ky është një fshat i fshehur me pamje të pazakontë, i cili mund të arrihet vetëm duke kaluar përmes një shpelle.

I quajtur në mënyrë të përshtatshme Cuevona de Cuevas, tuneli i mrekullueshëm natyror është e vetmja lidhje e fshatit me botën e jashtme.

Teksa udhëtarët hyjnë këtu në thellësinë e malit, një burim rrjedh gjatë rrugës së tyre, shoqëruar nga formacionet e mahnitshme shkëmbore në muret e tunelit që habisin vizitoret.

Kalimi 300-metra i gjatë i jep spektatorëve një pamje monumentale të brendësisë së shpellës, që është dhe hyrja e vetme në fshat.

Në kalimin e shkurtër shihet stalaktite e stalagmite, me formacione shkëmbore që marrin emra të ndryshëm si La lengua del diablo (Gjuha edjallit), apo Las barbas de Santiago (Mjekra e Santiagos) mes te tjerave.

Shpella mund të kalohet vetëm në këmbë prandaj ka zona parkimi për vizitorët, të cilët mund të shijojnë atë dhe fshatin përtej saj.


Top Channel