Digjet një veturë me targa serbe në veri – Telegrafi

0
79

Një veturë me targa serbe është djegur mëngjesin e sotëm në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. 

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës,  Veton Elshani.

“Një veturë me targa të Serbisë është djegur mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30. Përveç veturës e cila është djegur, nga zjarri është dëmtuar edhe një pjesë e një shtëpie”, tha ai.

Elshani tha se rasti po hetohet, ndërsa ende nuk kanë ndonjë person të dyshuar. /Telegrafi/