Me thirrjet “UÇK”, Plisat ndezin flakë Tiranën para ndeshjes Shqipëri-Poloni

0
58

Supersfida Shqipëri-Poloni do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.

Tifozëria e kombëtares kuqezi anë e mbanë trojeve shqiptare është mbledhur sot në Tiranë për t’i dhënë zemër djemve të Silvinjos.

Ndër ta do të jenë edhe tifo-grupi nga Prishtina, “Plisat”, të cilët nuk mungojnë asnjëherë në ndeshjet e Shqipërisë. Me thirrjet “UÇK”, “UÇK“, “UÇK“ ata kanë ndezur flakë Tiranën, ndërsa 3 orë na ndajnë nga përballja me polakët.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur që në stadium do të jenë të pranishëm afro 22 mijë tifozë në përkrahje të “kuqezinjve”.


Top Channel