Ramadani pas fitores së Shqipërisë: I tash trajnerit nuk kam problem ta ruaj Zielinskin, e dija që do të fitonim – Telegrafi

0
88

Mesfushori Ylber Ramadani ishte prej më të mirëve në fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë me rezultat 2-0. 

Mesfushori u shpreh se ishte e vështirë për kuqezinjtë në 15 minutat e para, por pas golit të anuluar të polakëve, skuadra u zgjua.

“Ishte e vështirë deri në 15 minutat e para, shënuan edhe golin dhe i thashë edhe Gjimshitit se duhej të zgjoheshim. Pastaj erdhi goli i Asanit dhe e morëm veten, më pas nuk mbaj mend ndonjë rast të Polonisë”.

“Thashë se do të luanim për të fituar, e dinim sa vlente fitorja. Kemi edhe tre finale të tjera, falënderoj tifozët, stafin dhe presidentin. Po bëhet një punë e madhe, shpresoj të vazhdojmë kështu”.

“Që nga viti i kaluar te Aberdeen jam rritur shumë dhe duhet të punoj ende, jam vetëm 27-vjeç dhe dua të jap më të mirën për kombëtaren dhe për klubin”.

“Duhej të kujdesesha për Leëandoëskin dhe Zielinskin, dhe i thashë Asllanit që të luante topin. I kam thënë trajnerit që nuk e kam pasur problem ta mbroj Zielinskin, e di që ka kualitet dhe teknikë”, u shpreh Ramadani për SuperSport./Telegrafi/