Mbajti peng një 14-vjeçare në banesën e tij, shpallet në kërkim 31-vjeçari në Mat

0
59

Një 31-vjeçar ka mbajtur peng një vajzë të mitur 14-vjeçare në banesën e tij, në fshatin Frankth të Matit.

Pas mbërritjes së policisë në zonën për zbardhjen e rrethanave, 31-vjeçari E.K ka arritur të largohet, duke e lënë të 14-vjeçaren në shtëpi.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Top Channel