Nis viti i ri shkollor në Dibër, 668 nxënës më pak

0
53

Viti i ri shkollor 2023-2024 nisi edhe në Dibër, ndërsa këtë vit janë 668 nxënës më pak.

Ajo që vihet re është numri i ulët i nxënësve në të gjitha shkollat. Këtë vit në Bashkinë Dibër, janë hapur 81 shkolla me 6676 nxënës në total. Ndërsa në klasën e parë janë regjistruar 593 nxënës në të gjithë territorin e Bashkisë.

Vitin e kaluar në Bashkinë Dibër ishin 7332 nxënës, ndërsa këtë vit janë 668 nxënës më pak.

Vetëm shkolla ” Tahir Losha”, në Kacni të Njësisë Administrative Selishtë, është mbyllur, ndërsa nga sistemi i pikëzimit kanë dalë katër mësues.


Top Channel