Dardanët arrijnë në Bukuresht për përballjen me Rumaninë – Telegrafi

0
57

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugë për në kryeqytetin rumun Bukuresht.

Dardanët tanimë kanë arritur në kryeqytetin rumun ku janë akomoduar para përballjes së nesërme me Rumaninë.

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të mbajë stërvitjen e fundit para kësaj përballje, ku trajneri Primoz Gliha dhe një futbollist do të dalin edhe në konferencë për shtyp.

Kosova do ta zhvilloj ndeshjen e dytë në muajin shtator në udhëtim te Rumania, pasi në të parën të shtunën mbrëma barazoi 2-2 me Zvicrën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/